Luizi në “hall”! Kjo grua bëhet xheloze për këngët që po i dedikohen Kiarës

vovalbania July 27, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Luizi në “hall”! Kjo grua bëhet xheloze për këngët që po i dedikohen Kiarës

Ditën e sotme, Luiz Ejlli publikoi këngën e tij të rradhës me titull “Dedikim”.

Kënga i dedikohej partneres së tij, Kiarës, dhe vetëm 4 orë nga publikimi, janë grumbulluar thuajse 300 mijë shikime.

Por, pavarësisht se kënga u prit mirë nga publiku, është dikush që po xhelozon. Bëhet fjalë për të ëmën e Luizit.

Ka qenë vetë këngëtari ai që në një video të publikuar pak më parë, ka treguar për kërkesën e nënës së tij.

“Imagjino kaq e bukur ka qene kënga sa është bëra njëra xheloze. Më thotë je bërë 38-vjeç dhe nuk ma dedikove një këngë. Ka të drejtë, kjo është një paralajmërim se kënga e radhës do jetë për nënën. Si thonë amanetet e nënës.

Ja ku e kam mbretëreshën. Femra më e bukur në univers, është më e bukura në botë”, thotë Luizi.

https://lokimagazine.com/wp-content/uploads/2023/07/Video-Luizi-ne-hall-Kjo-grua-behet-xheloze-per-kenget-qe-po-i-dedikohen-Kiares-–-iconstyle.al_c10.mp4
Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49784 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE