Aktorja e njohur do prezantojë festivalin e fundvitit

vovalbania November 03, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Aktorja e njohur do prezantojë festivalin e fundvitit

Është zbuluar vendimi surprizë i organizatorëve të Festivalit të Këngës në RTSH, për personazhin të cilit do t’i besohet një pjesë të moderimit të eventit gjigand.

Bëhet fjalë për aktoren dhe deputeten e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi.

Por edhe një përgjegjësi për këtë të fundit, e cila ka vendosur ta marrë përsipër e ta përballojë me sukses.

“Është një sfidë e madhe për mua, por si person mua më pëlqejnë sfidat. Mezi po pres që të fillojë festivali dhe të kënaqemi me këngët që i keni përzgjedhur. Suksese të gjithëve dhe uroj që të kënaqemi bashkë”, u shpreh aktorja, e cila shtoi se “do të jem një prezantuese e re, që për herë të parë në jetën time marr pjesë në këtë event”.

Edicioni i 62-të i Festivalit të Këngës në RTSH do të mbahet më 19, 20, 21 dhe 22 dhjetor të këtij viti. Festivali në fjalë përshkruhet si ngjarja më e madhe muzikore në vend.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50467 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE