Në mes të lajmeve për krizë, Ledri dhe Sarah fotografohen rrugëve të Prishtinës

vovalbania November 03, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Në mes të lajmeve për krizë, Ledri dhe Sarah fotografohen rrugëve të Prishtinës

Momentalisht ata janë çifti më i komentuar i rrjetit sa i përket marrëdhënies së tyre.

Mjaftoi që të mos shfaqeshin në evente publike së bashku për t’u aluduar rreth një ndarje të mundshme mes Sara Hoxhës dhe partnerit të saj Ledri Vula.

Mungesa e Ledrit në premierën e filmit “Në Kuadër të Dashurisë” për të shoqëruar Sarën, ishte ajo çka nxiti dyshimet për një krisje mes çiftit.

Mesa duket nuk është ky rasti pasi mbrëmjen e kaluar ata janë parë në shoqërinë e njëri-tjetrit duke shëtitur rrugëve të Prishtinës.

Interesi i publikut është aq i madh sa nuk kanë munguar as fotot pa dijeninë e tyre.

Çifti ka zgjedhur të mos komentojë asgjë në lidhje me aludimet e ngritura në rrjet rreth ndarjes, duke vendosur t’i dedikohen karrierave respektive.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48748 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE