Këngëtarja e “Pussycat Dolls” Ashley Roberts në një romancë të re me artistin 17 vite më të ri!

vovalbania November 03, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Këngëtarja e “Pussycat Dolls” Ashley Roberts në një romancë të re me artistin 17 vite më të ri!

Këngëtarja e “Pussycat Dolls” Ashley Roberts duket se ka nisur një lidhje të re dashurie. 42-vjeçarja thuhet se është në një romancë me artistin George Rollinson pas ndarjes nga Giovanni Pernice i “Stricly Come Dancing”. Dyshja kanë shijuar së fundmi një udhëtim në Emiratet e Bashkuara Arabe, teksa kanë publikuar pamje të vendit luksoz.

George është 17 vjet më i ri se Ashley, por duket se kjo diferencë në moshë nuk ka ndonjë ndikim në raportin e tyre. Artisti në fjalë ka dizajnuar për një sërë klientësh të famshëm. “Ata kanë zgjedhur ta mbajnë lidhjen e tyre private tani për tani, por gradualisht kanë filluar të ndajnë fragmente nga jeta e tyre së bashku në rrjetet sociale”,-tha një burim i afërt me çiftin. Burimi shtoi se:

George është jashtëzakonisht i suksesshëm, ka krijuar vepra arti për emra të njohur. Ashley nuk shqetësohet aspak për diferencën e tyre në moshë. Ata kanë interesa të ngjashme dhe ai e ka frymëzuar atë në shumë mënyra, ajo nuk është ndjerë kështu për një kohë të gjatë.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48748 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE