Të fitosh para edhe nëse nuk ekziston fare?! Ky është rasti i Aitana López!

vovalbania November 03, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Të fitosh para edhe nëse nuk ekziston fare?! Ky është rasti i Aitana López!

Modelja Aitana López është nga Barcelona, hobi i saj është fitnesi dhe i pëlqejnë gjithashtu edhe videolojërat. Modelja ka 95 mijë ndjekës në Instagram, por e veçanta është se Aitana López nuk ekziston. Ajo është një modele e krijuar tërësisht nga Inteligjenca Artificiale dhe fiton 4000 euro në muaj. Agjencia e komunikimit “The Clueless” tregon se Aitana López nuk është reale.

Modelja Aitana López shfaqet në foto gjithmonë e përsosur. Për më tepër, në fotografitë e saj mund të lexoni tekste sikur i ka shkruar vetë. “Si do të dëshironit të më shihnit të veshur?”,-lexohet në një nga publikimet e saj. Në një intervistë për radion katalanase “RAC1”, përgjegjësit e kësaj agjencie, të cilët deri më tani kanë punuar me modele reale, kanë treguar pse vendosën të bëjnë një hap drejt modeleve fiktive:

Një nga gjërat që i bën çmimet më të shtrenjta është udhëtimi i modeles në Paris dhe hoteli ku do të qëndrojë. Agjencia ka pasur shumë shpenzime dhe prandaj vendosi të krijojë një modele me Inteligjencë Artificiale. 

Ndërkaq, rikujtojmë, se një modele 28-vjeçare nga Berlini e quajtur Sika Moon ka zbuluar se si përdori inteligjencën artificiale për të krijuar një klon të vetes dhe për të fituar para në platformat për të rritur. Siç tha Sika për DailyMail, kloni i saj ka më shumë tërheqje për publikun se ajo dhe gjithashtu mbledh më shumë para. Ajo ka qenë aktive në industrinë e pornografisë për rreth pesë vjet, por thotë se kurrë nuk ka mundur të fitojë 20,000 dollarë në muaj si “kloni i saj virtual”.

Termit AI iu është dhënë titulli “termi i vitit” nga krijuesit e Fjalorit Collins, duke marrë parasysh diskutimet që kanë vërshuar për këtë teknologji në vitin 2023, qoftë për ndikimin e saj pozitiv dhe negativ. Përdorimi i termit është katërfishuar këtë vit. Drejtori i Collins, Alex Beecroft tha se termi AI (Inteligjenca Artitificiale) ka qenë “kulmi i bisedës së vitit 2023”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49342 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE