Moti i çmendur nuk përfundon sot/Përmbytje të bizneseve në kryeqytet!

vovalbania November 03, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Moti i çmendur nuk përfundon sot/Përmbytje të bizneseve në kryeqytet!

Sot dhe gjatë dy ditëve të ardhshme, vendi ynë do të vazhdojë të përfshihet nga reshje shiu me intensitet të lartë. Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, AKMC, iu bëri apel të gjitha bashkive që të mobilizojnë strukturat operacionale e të mbajnë në gatishmëri mjetet për t’iu ardhur në ndihmë qytetarëve, në raste nevoje.

Sipas parashikimit nga ekspertët e Institutit të Gjeoshkencave, për sot moti është me reshje intensive deri lokalisht shumë intensive në qarqet e Vlorës e të Gjirokastrës, ndërsa në qarqet e tjerë ka reshje mesatare deri lokalisht intensive, të shoqëruara me shtrëngata.

Sa i përket ditës së nesërme, priten reshje intensive shiu në qarqet Korçë,Vlorë e Gjirokastër, ndërsa në qarqet e tjerë parashikohen reshje mesatare deri lokalisht intensive, të shoqëruara me shtrëngata. Intensiteti i reshjeve pritet të jetë më i lartë në pjesën e parë të ditës.

Të dielën, 5 nëntor, priten reshje intensive deri lokalisht shumë intensive në qarqet Shkodër e Kukës, të shoqëruara me shtrëngata, ndërsa në qarqet e tjerë priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare shtrëngata.

Një parashikim ka edhe për ditën e hënë, 6 nëntor kur pritet një pakësim i reshjeve. Ato parashikohet të jenë të dobëta në të gjithë qarqet. Po kështu edhe të martën, 7 nëntor priten reshje të dobëta në të gjithë qarqet, ndërsa në ato Shkodër, Lezhë e Durrës reshjet do të arrijnë lokalisht deri mesatare.

Duke iu drejtuar qytetarëve, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, AKMC thekson se “siguria është prioritare”. AKMC jep numrin e emergjencave:

Nëse hasni në ndonjë situatë emergjente, ju lutemi të kujdeseni për veten tuaj dhe për të tjerët. Numri i emergjencave 08000911 është gati për t’ju ndihmuar dhe për t’ju ofruar këshilla në kohë reale.

Në kohët e sfidave, ndihma ndaj njëri-tjetrit është thelbësore. Le të bëhemi një komunitet i përgjegjshëm dhe të jemi në ndihmë të njëri-tjetrit në çdo moment.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48750 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE