Moti i keq në Tiranë/ Plagoset polici i rrugores, i bie mbi kokë një objekt

vovalbania November 03, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Moti i keq në Tiranë/ Plagoset polici i rrugores, i bie mbi kokë një objekt

Një punonjës i Policisë Rrugore ka mbetur i plagosur ditën e sotme në Tiranë pas stuhisë që përfshiu kryeqytetin.

Mësohet se në afërsi të Pallatit me Shigjeta është është shkëputur një objekt dhe ka dëmtuar në kokë 37-vjeçarin, punonjës i Komisariatit të Policisë Rrugore, i planëzuar me shërbim.

37-vjeçari ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 03.11.2023, rreth orës 13:00, në afërsi të pallatit me shigjeta, si pasojë e rreshjeve, është shkëputur një objekt dhe ka dëmtuar në kokë shtetasin M. Xh., 37 vjeç, punonjës i Komisariatit të Policisë Rrugore, i planëzuar me shërbim.

Shtetasi M. Xh. ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50097 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE