Njerëzit me diabet të tipit 2 mund të korrin më shumë përfitime nga aktiviteti fizik pasdite, studim!

vovalbania November 03, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Njerëzit me diabet të tipit 2 mund të korrin më shumë përfitime nga aktiviteti fizik pasdite, studim!

Studiuesit po raportojnë se njerëzit me diabet të tipit 2 mund të korrin më shumë përfitime nga aktiviteti fizik pasdite. Në një studim të ri, u raportua se pjesëmarrësit që ushtronin aktivitet fizik më vonë gjatë ditës, arritën rezultate më të mira sa i përket niveleve të glukozës në gjak. Ata thanë se nuk janë ende të sigurt pse stërvitja pasdite mund të jetë më e dobishme, por mund të jetë për shkak të modeleve më të mira të gjumit dhe shprehive më të shëndetshme të të ngrënit.

Mjekët prej kohësh kanë vlerësuar përfitimet e stërvitjes për t’i ndihmuar njerëzit me diabet të tipit 2 ta menaxhojnë sëmundjen kronike dhe të zvogëlojnë rrezikun e ndërlikimeve shëndetësore. Tani, një studim i ri i botuar në revistën “Diabetes Care” sugjeron se ora në të cilën ushtrohen personat me diabet të tipit 2, ndihmon në përcaktimin se sa dobi u sjell atyre.

Në studim, ekspertët raportuan se stërvitja pasdite dha rezultatet më të mira në kontrollin e niveleve të glukozës në gjak. “Këto janë gjetje shumë emocionuese, sepse ne e kemi ditur se aktiviteti fizik është i dobishëm, por ajo që shton studimi ynë është një kuptim i ri se koha e aktivitetit mund të jetë gjithashtu e rëndësishme”,-ka thënë për Medical News Today, Jingyi Qian, PhD, bashkautore e studimit dhe profesoreshë e mjekësisë.

Ishte e paqartë pse pikërisht stërvitja e pasdites solli reduktimet më të mëdha të glukozës në gjak. Megjithatë, ekipi hulumtues sugjeroi se modelet e gjumit, dieta dhe metabolizmi, mund të ndihmojnë. Qian ka theksuar se shpreson që kërkimet e mëtejshme do të masin faktorë të tillë për të përcaktuar një lidhje më të drejtpërdrejtë. Diabeti i tipit 2 është lloji më i shpeshtë i diabetit.

Një studim i ri sugjeron se anashkalimi i mëngjesit mund të çojë në probleme afatgjata shëndetësore. Hulumtimi global zbuloi se ata që hanin mëngjes më vonë kishin një rrezik më të lartë të diabetit të tipit 2. Ndërsa studiuesit spanjollë dhe francezë vunë në dukje se ata që zgjodhën mëngjesin para orës 8 të mëngjesit ulën rrezikun e zhvillimit të diabetit të tipit 2 me 59%

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49063 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE