Volkswagen shtyn prodhimin e fabrikës së baterive në Evropë!

vovalbania November 03, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Volkswagen shtyn prodhimin e fabrikës së baterive në Evropë!

Volkswagen Group ka shtyrë së fundmi vendimin për një fabrikë të katërt të qelizave të baterive duke përmendur kërkesën më të ulët se sa pritej për automjete elektrike në Evropë. CEO, Oliver Blume me anë të një deklarate tha se:

Bazuar në kushtet e tregut, duke përfshirë rritjen e ngadaltë të tregut BEV në Evropë, për momentin nuk ka asnjë arsye biznesi për të vendosur për lokacione të tjera.

Kompania tha në fillim të këtij viti se nuk ishte me nxitim për të marrë një vendim. Volkswagen është zotuar të prodhojë vetëm automjete elektrike nga viti 2033 për tregun evropian. Ndoshta kjo është arsyeja pse kjo markë, për të cilën mund të themi se është një nga më të njohurat në Kontinentin e Vjetër, ngadalë por me siguri po largohet prej tregut. Siç shkruan revista e specializuar Autocar, VW do të ndalojë prodhimin e modelit të saj të vogël, VW up.

Ndërkaq, shitjeve të makinave të Volkswagen me djegie të brendshme po u vjen fundi në Norvegji. Importuesi norvegjez i Volkswagen VW Moller Mobility Group ka konfirmuar planin për të përfunduar çdo porosi për automjetet me djegie të brendshme në vend deri në dhjetor të vitit 2023.

Pas kësaj, marka do të shesë vetëm modelet e saj elektrike. Pas 100,000 km testimi nga ADAC i Gjermanisë, bateria e Volkswagen ID.3 mbajti një kapacitet neto prej 93%. Bëhet fjalë për një bateri të një makine Volkswagen, kompani e cila, si për të gjitha modelet e tjera në ID., garanton se bateria do të ketë të paktën 70% të kapacitetit të saj fillestar neto pas tetë vjetësh në funksionim ose 160,000 kilometra rrugë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49095 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE