Rama u përgjigjet akuzave: Po ta kisha kapur SPAK-un, s’do lejoja të më kapnin askënd nga PS-ja

vovalbania November 03, 2023 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Rama u përgjigjet akuzave: Po ta kisha kapur SPAK-un, s’do lejoja të më kapnin askënd nga PS-ja

Kryeministri Edi Rama u ktheu përgjigje edhe akuzave se ka kapur drejtësinë.

Rama tha se nëse do të kishte kapur SPAK-un, nuk do të ishin goditur njerëzit pranë tij.

Sipas kreut të qeverisë “të kapësh drejtësinë dhe pastaj të t’i kapin ata që duhen kapur, nuk është kapje e drejtësisë”.

Po kaq e pavërtetë është edhe tjetra që e kemi kapur ne drejtësinë, e kam kapur unë drejtësinë, ne. Kjo besoj nuk ia vlen një shpjegim sepse kjo është e qartë. Një forcë, një qeveri, një kryeministër që do të kapë drejtësinë, për çfarë do ta kapë? Do ta kapë që të mos i kapin askënd, apo jo? Se ta kapësh drejtësinë dhe pastaj të t’i kapin ata që duhen kapur, kjo nuk është kapje e drejtësisë. Kështu që o ke brenda vetes vesin, ose vizionin dritëshkurtër që ti të rrish në karrige dhe t’i kapësh të gjitha dhe pastaj të rrish sa më gjatë në karrige, ose kohën që ti je ulur në karrigen ku të kanë vënë të tjetër dhe fuqinë e asaj karrigeje ta vesh në dispozicion për të bërë gjëra që mbeten për të gjithë. Dhe kjo reformë në drejtësi dhe gjithë kjo që po ndodh është diçka që ka filluar sot, por do të mbetet për të gjithë dhe vijimësi, sepse është e pakthyeshme. Nuk kthehet kjo.

Kreu i qeverisë thotë se kjo e fundit duhet të forcojë kapacitetet e brendshme të pushtetit ekzekutiv, në mënyrë që goditja e korrupsionit të mos vijë vetëm nga SPAK.

Natyrisht që jo të gjitha gjërat janë perfekt, por kjo është rruga. Dhe e kemi mësuar gjatë gjithë këtyre viteve që vizioni mund të jetë i plotë, qëllimi mund të jetë krejt i pastër, përpjekja mund të jetë krejt e ndershme, por ama kjo është një rrugë ku nuk je vetëm. Ka pengesa, të papritura, ngjarje, forca, ka rrëzime, ringritje, kthesa, tatëpjeta, të përpjeta dhe e njëjta gjë vlen edhe për drejtësinë. Ajo që ne duhet të bëjmë, është ne duhet të forcojmë kapacitetet e brendshme të pushtetit ekzekutiv për ta kontrolluar shumë më tepër dhe më shumë në qelizë veprimtarinë e pushtetit ekzekutiv, në mënyrë që goditja e të keqes dhe në këtë rast e korrupsionit, të mos jetë diçka ekskluzive e SPAK. Ose po s’e kapi SPAK pastaj janë prokuroritë e tjera, dhe te prokuroritë e tjera pastaj kush ia del, ia del. Se janë akoma shumë bishta të të shkuarës. Por duhet ne t’i krijojmë kapacitetet tona të brendshme. Nuk ka nevojë që të presim SPAK, apo prokurorinë për t’i vënë gishtin një drejtuesi të një institucioni që e ka marrë vesh gjithë lagja që e ka dorën e gjatë. Këtu sigurisht që është roli i institucioneve, por këtu ka një rol të vetin edhe PS.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49302 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE