Sulmi në spitalin ‘Al Shifa’ në Gaza, raportohet për 50 viktima!

vovalbania November 03, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Sulmi në spitalin ‘Al Shifa’ në Gaza, raportohet për 50 viktima!

Të paktën 50 civilë palestinezë u vranë ose u plagosën sot kur Izraeli shënjestroi një autokolonë me ambulanca që po dilte nga spitali Al Shifa në qytetin e Gazës, njoftoi TV Al-Aqsa, e lidhur me Hamasin, duke cituar ministrinë lokale të shëndetësisë.

Sky news raporton për një video të një ambulance të dëmtuar dhe të plagosur rëndë dhe njerëz të vdekur jashtë spitalit al Shifa në Gazën veriore. Kjo pason pretendimet e ministrisë së shëndetësisë të Gazës, e drejtuar nga Hamasi, se dhjetëra janë vrarë dhe plagosur në shënjestrimin e një autokolone ambulancash që transportonte të plagosurit rëndë në Gaza.

Në lidhje me ngjarjen ende nuk ka një reagim zyrtar nga Izraeli, nëse shpërthimi ka qenë vepër e tyre.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49162 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE