Reagon Anita pasi u kryqëzua në rrjet për ofendimin ndaj Ganiut

vovalbania November 04, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Reagon Anita pasi u kryqëzua në rrjet për ofendimin ndaj Ganiut

Opinionistja e “Big Brother VIP Kosova”, u kritikua jo pak nga publiku mbrëmjen e djeshme, për një deklaratë të bërë ndaj banorit Gani Gërmia.

U desh që moderatori i programit, Alaudin Hamiti të ndërpriste lidhjen mes saj dhe Ganiut, duke mos lënë që situata të agravojë më tej.

Hamiti iu drejtua Anitës se nuk mund të fyejë asnjë nga banorët. Lidhur me situatën e krijuar, gjatë spektaklit Anita tha se ka marrë komente të shumta negative, por ky është mendimi i saj lidhur me lojën që po bëjnë banorët.

“Nuk dua t’i hyj më shumë debatit sepse komentet janë pafund duke më ofenduar mua. Ndërkohë që unë nuk jam banore, jam opinioniste. Kam të drejtën të bëj, çfarë të më dojë qejfi dhe se si unë e mendoj lojën që duhet të bëhet, dhe ti mbaj balancat mes ofendimeve mes meshkujve dhe femrave”, tha opinionistja.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49463 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE