Një dietë aspak e zakontë, ja si ushqehet Victoria Beckham!

vovalbania November 04, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Një dietë aspak e zakontë, ja si ushqehet Victoria Beckham!

Victoria Beckham e ka përshkruar në detaje planin e dietës së saj, duke theksuar se mëngjesin e nis me tri lugë uthull molle. I pi sepse beson se e ndihmon ta pastrojë trupin dhe stimulon metabolizmin e saj. Më pas, ka shpjeguar se pasi pi uthullën e mollës, konsumon një filxhan ujë të nxehtë, limon dhe kafe. Pastaj preferon të zgjedhë një smoothie.

E preferuara e saj është ajo e bërë me mollë, kivi, limon, spinaq, brokoli dhe fara chia. Vitin e kaluar, u përhap lajmi se Victoria kishte ngrënë të njëjtin vakt çdo ditë për 25 vjet. Megjithatë, ajo kurrë nuk e konfirmoi këtë dhe bashkëshorti i saj tregoi se dizajnerja preferon peshk të pjekur në skarë dhe perime në avull.

“Edhe mua më pëlqejnë frutat, por nuk i ha shumë, sepse ndonjëherë frutat më bëjnë të ndihem e fryrë”, ka shpjeguar ajo, duke shtuar se kjo nuk do të thotë se i shmang plotësisht karbohidratet.

Ushqimi i preferuar i ish-këngëtares është avokado, ndaj e kombinon pothuajse në çdo vakt. Në vitin 2019, kishte treguar se ha tri ose katër avokado në ditë dhe se i konsideron meritore për shkëlqimin dhe shëndetin e lëkurës së saj transmeton revista Hola!.

Ushqimi i detit është zgjedhja e Victorias për darkë, të cilat i ha me spageti, por tash e një kohë i ka zëvendësuar me një alternativë të shëndetshme me kungull.

 

 

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49533 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE