Izraeli bombardon kampin e refugjatëve Magzah në Gaza, 50 të vrarë! Blinken takohet sot me presidentin palestinez!

vovalbania November 05, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Izraeli bombardon kampin e refugjatëve Magzah në Gaza, 50 të vrarë! Blinken takohet sot me presidentin palestinez!

Një bombardim izraelit goditi kampin e refugjatëve Maghazi, në qendër të Rripit të Gazës, duke shkaktuar vdekjen e të paktën 51 personave. Lajmi është bërë i ditur nga një agjenci palestineze e lajmeve.

Ndërkohë sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken takohet sot në Ramallah me Presidentin e Autoritetit Palestinez Abu Mazen! Ky është udhëtimi i parë i shefit diplomatik amerikan në Bregun Perëndimor që nga shpërthimi i luftës midis Izraelit dhe Hamasi.

Sakaq mijëra protestues dolën në rrugët e Uashingtonit për të kërkuar një armëpushim në Gaza dhe kundërshtuan ashpër mbështetjen e siguruar për Izraelin nga presidenti Joe Biden, i përcaktuar në sloganet si “Genocidi Joe”.

Demonstrata, gjatë së cilës pjesëmarrësit valëvitën flamujt palestinezë, ishte më e madhja e mbajtur në Uashington që nga fillimi i konfliktit Izrael-Hamas më 7 tetor.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, do të vizitojë edhe Turqinë të dielën, sipas Departamentit Amerikan të Shtetit, ku do të qëndrojë deri të hënën pasdite.

Nuk dihet ende se me kë do të takohet Sekretari Amerikan i Shtetit.

Javën e kaluar presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, e quajti Hamasin një grup “çlirimtar” dhe akuzoi Izraelin se sillet si “kriminel lufte”.

Izraeli u përgjigj duke urdhëruar diplomatët e tij në Turqi të kthehen.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48803 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE