Kinematografia shqiptare në zi/ Ndahet nga jeta regjisori i njohur i filmave

vovalbania November 05, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kinematografia shqiptare në zi/ Ndahet nga jeta regjisori i njohur i filmave

Arti në zi! Ndërron jetë në moshën 81-vjeçare, regjisori Vladimir Prifti. Lajmi është dhënë nga regjisori i njohur, Mevlan Shanaj.

Kinematografia shqiptare në zi/ Ndahet nga jeta regjisori i njohur i

“Lamtumirë VLADIMIR PRIFTI !Sapo më lajmëruan për ikjen e regjisorit të filmave: Udha e shkronjave, Dhe vjen një ditë, Flutura në kabinën time, Kush vdes në këmbë, Era e ngrohtë e thellësive etj! Sot ekranit shqiptar i ka ikur, regjisori i shquar, njeriu me humor dhe me pasion për artin! Ngushëllime familjes! Kur folëm herën e fundit ishe optimist o Ladi! E lamë që së shpejti të shiheshim te kafja si çdo ditë! Lamtumirë! Filmat e tu janë një pasuri kombëtare! Emri yt do mbetet i përjetshëm për mes veprës tënde!”, shkruan Shanaj.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50283 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE