Plas sherri me ish-banorëve të BBV/ Ronaldo shpërthen në akuza ndaj Palomës

vovalbania November 05, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Plas sherri me ish-banorëve të BBV/ Ronaldo shpërthen në akuza ndaj Palomës

Gazetarja Rudina Demneri, e njohur nga të gjithë si Paloma, debatoi ashpër me Ronaldo Sharkën, pas akuzave që ky i fundit i bëri. Gjatë diskutimeve në “Më Lër Të Flas”, Ronaldo kërkoi që Paloma të pranojë publikisht që ka bërë ndërhyrje estetike. Pavarësisht pretendimit të gazetarit, ajo e kundërshtoi vazhdimisht një gjë të tillë.

Paloma: Nuk kam bërë absolutisht asgjë. Unë kujdesem shumë për shëndetin, bëj palestër.

Ronaldo Sharka: Po të duash i bëjmë një exchange gjokset, të jap unë timin më jep ti tëndin.

 

Paloma: Shumë rrofsh

Ronaldo Sharka: Unë jam fans i njerëzve ta jetojnë jetën siç duan. Nuk janë të detyruar të japin llogari për jetën që bëjnë. Do të isha shumë i lumtur që të dalë të thotë po unë kam bërë ndërhyrje.

Paloma: Po ta them publikisht, çfarë do më shumë se kaq.

Ronaldo Sharka: Po jo sepse botoksi nuk është ndërhyrje.

Paloma: Ti po më thua që unë kam bërë operacione plastike. Më merr një kirurg, zgjidhe vetë. Të lutem shumë më merr një doktor për të verifikuar atë që thua.

Ronaldo Sharka: Po se nuk kam punë tjetër unë, të gjej edhe një doktor.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50397 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE