Situatë e jashtëzakonshme? Nesër mblidhen 5 komisione online! Opozita paralajmëron sërish kaos në Kuvend

vovalbania November 05, 2023 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Situatë e jashtëzakonshme? Nesër mblidhen 5 komisione online! Opozita paralajmëron sërish kaos në Kuvend

E hëna nis me një axhendë të ngjeshur në Kuvendin e Shqipërisë. Në rendin e ditës janë parashikuar 5 komisione parlamentare, ai i Ekonomisë, Ligjeve, Shëndetësisë, Politika e Jashtme dhe Veprimtaria Prodhuese ku kryefjalë do të jetë projekt-buxheti i vitit 2024.

Por në punimet e komisioneve, sikurse ka ndodhur përgjatë javëve, nuk pritet të ketë normalitet, pasi opozita pritet të vijojë me skenarin e kaosit, për të mos lejuar punime normale në Kuvend derisa të plotësohen 3 kërkesat e tyre (mos-përfshirjen e PS në punët e brendshme të grupit të deputetëve të PD, zëvendësimin e anëtarëve dhe bashkë-kryetarit të Komisionit të Reformës Zgjedhore dhe ngritjen e komisioneve hetimore parlamentare).

Megjithatë socialistët e kanë gati skenarin “B”, që mbledhjet t’i zhvendosin online, pavarësisht se kjo mënyrë parashikohet vetëm në situate të jashtëzakonshme.

Komisioni i Ekonomisë njoftoi se mbledhja do të zhvillohet online, por pavarësisht kësaj Gazment Bardhi sërish do t’i thërrasë të tijtë në një mbledhje në orën 10:30 në kryesinë e kuvendit.

Njoftimi i Komisionit të Ekonomisë:

Në vijim të njoftimeve për zhvillimin e mbledhjes së Komisioni për Ekonominë dhe Financat për sa i përket shqyrtimit të projektligjeve të Paketës Fiskale. Ju bë me dije se mbledhja e komisionit, ditën e hënë, dat 6.11.2023, Ora 09:30, do të zhvillohet online në platformën Zoom. Link për aksesimin e mbledhjes do ju dërgohet në vijim.”

Njoftimi i Kryetarit të Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi drejtuar deputetëve të opozitës:

Mbledhja e grupit e planifikuar për në orën 09:00, shtyhet për në orën 10:15. Lutem të jemi të gjithë në orën 10:15 në sallën e grupit pranë Kryesisë së Kuvendit. Ju përshëndes!”.

 

Prej 3 javësh tashmë në Kuvendin e Shqipërisë diskutimet mbi ligjet apo debati parlamentar ia ka lënë vendin kaosit, zhurmës dhe së fundmi edhe flakadanëve. Pjesa më e madhe e opozitës parlamentare, e kryesuar nga Sali Berisha dhe Gazment Bardhi, premtojnë se do ta vazhdojnë këtë strategji deri në heqjen dorë nga ana e mazhorancës të pengimit sipas tyre të punës së deputetëve opozitarë, e lidhur kjo kryesisht me refuzimin e komisioneve hetimore, kur vetëm në 2 muajt e fundit kanë qenë 3 të tilla.

Më 22 shtator 2023 një kërkesë e firmosur nga 45 deputetë të grupit parlamentar të PD u depozitua  për ngritjen e komisionit hetimore për rrjedhjen e të dhënave personale dhe ndërhyrjet në sistemin TIMS, ndërsa 4 ditë më vonë më 26 shtator deputetët e Rithemelimit kërkuan hetim parlamentar për 4 kontratat koncesionare në fushën e shëndetësisë. Dy javë më pas, më 11 tetor 2023, 35 deputetë të opozitës firmosën kërkesën për një Komision Hetimor për parandalimin e konfliktit të interesit në funksione publike. Të tre komisionet u refuzuan nga mazhoranca që në mbledhjen e Konferencës së kryetarëve me argumentin se nuk objektivi duhej ndryshuar.

Opozita thotë se mazhoranca është e detyruar nga Kushtetua që t’i ngrejë komisionet hetimore kur këto kërkohen nga të paktën 35 deputetëve, sipas nenit 77 të Kushtetutës.

Shumica parlamentare nga ana tjetër thotë se fjalën e fundit për këtë çështje e ka thënë Gjykata Kushtetuese në një vendim të datës 27 dhjetor 2022.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48748 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE