Berisha: Nuk ka bandit që të më imponojë të shkel Kushtetutën!

vovalbania November 06, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Berisha: Nuk ka bandit që të më imponojë të shkel Kushtetutën!

Në lidhje me hetimet për korrupsion pasiv në privatizimin e klubit sportiv Partizani në Tiranë, Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar e Korrupsionit, GJKKO i ka caktuar Sali Berishës detyrimin për t’u paraqitur çdo të hënë të parë e të tretë të muajit dhe sot duhej të shkonte në orën 10:00. Por, Berisha e ka bërë të qartë refuzimin për t’iu përmbajtur vendimit.

Edhe sot, deklaroi se nuk shkel Kushtetutën kur iu përgjigj interesimit të gazetarëve nëse do paraqitet në Gjykatën e Posaçme.

Së pari, përveç medieve, nuk kam asnjë njoftim. Së dyti, jam i gatshëm të shkoj në çdo kohë në SPAK për t’iu përgjigjur çdo pyetjeje. Nuk pranoj kurrë sanksionet antikushtetuese të Edi Ramës dhe bandës së tij!

Por unë, jo në mbrojtje time, por në mbrojtje të të drejtave më elementare të çdo qytetari, nuk mund të pranoj që Edi Rama me një grusht banditësh që funksionojnë ose si grup i strukturuar kriminal ose në forma të tjera në organet e drejtësisë, të shkel Kushtetutën.

Ai vendim duhet të shkojë në parlament, se aty e kam qendrën e punësimit se në parti politike nuk vjen dot. Por, atje nuk e dërgojnë dot se ai vendim është shkelje flagrante e Kushtetutës. Nëse për një deputet shkelet Kushtetuta, imagjino se çfarë bëhet me një qytetar të thjeshtë!

Dhe Edi Rama kërkon të vendosë deri në fund pushtetin e tij personal.

Unë iu them demokratëve dhe qytetarëve se në qëndrimet e mia nuk ka asgjë personale, përveç mbrojtjes së interesave jetike të tyre, duke mbrojtur Kushtetutën. Kushtetuta ka përcaktimet e veta.

E kam thënë dhe e them, në vitin 2012 unë dërgova ligjin për t’i hequr çdo lloj mbrojtjeje deputetit. Edi Rama e refuzoi në mënyrë kategorike këtë ligj, por u kalua e drejta e hetimit. Unë që nesër jam i gatshëm të votoj përsëri ligjin që kam dërguar në vitin 2012.

Por, përderisa Kushtetuta është në fuqi, nuk ka bandit në Shqipëri dhe as në botë që të më imponojë mua të shkel Kushtetutën.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49682 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE