‘Kam familje jo si ty’, debati i ashpër Edona-Vesa, reagon Afrona Dika

vovalbania November 06, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
‘Kam familje jo si ty’, debati i ashpër Edona-Vesa, reagon Afrona Dika

Dy banoret e “Big Brother VIP Kosova”, Edona James dhe Vesa Vllasaliu janë përfshirë mbrëmjen e djeshme në një debat të ashpër.

Në bisedë e sipër ato kaluan në ofendime, duke përmendur edhe familjet e njëra-tjetrës.

“Nëse thua edhe një herë ta thyej kokën, ta thyej unë ty. Ti je paranojake, normal që nuk ke burrë”, i tha Edona, Vesës.

Lidhur me këtë situatë ka reaguar edhe ish-bashkëshortja e këngëtarit Blero, Afrona Dika.

Ajo ka mbajtur anën e Edonës në debatin mes vajzave, ndërsa shkruan se është shumë e rëndë që të përmenden familjarët e për këtë arsye Vesës i ka bërë ‘unfollow’.

Ndërkohë banorët i kanë kritikuar vajzat dhe mbi të gjitha Vesën për fjalët e pandjeshme që i ka drejtuar Edonës, e cila ka rrëfyer se ka shumë vite që nuk flet me të atin dhe familjen.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50776 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE