“Nuk bën dot emision pa Luizin dhe Kiarën”- Ndjekësit të revoltuar me Dea Mishel, Erjona Rusi i del në mbrojtje

vovalbania November 06, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Nuk bën dot emision pa Luizin dhe Kiarën”- Ndjekësit të revoltuar me Dea Mishel, Erjona Rusi i del në mbrojtje

Rrjedhës së komenteve dhe fansave të çiftit Luiz-Kiara, duke se nuk i ka shpëtuar as moderatorja Erjona Rusi.

Së fundmi, Erjona ka folur për rastet e përdhunimeve gjithnjë e në rritje në vend, dhe edukimin e djemve.

Mirëpo duket se një ndjekës e shqetësonte në video fakti që Erjona ka përmendur disa herë Luizin dhe Kiarën në emisionin e saj, edhe kur ka pasur të ftuar Dea Mishel, një javë më parë.

“Mfal kam nje pyetje per ty si gazetare se po e shoh çdo emision apo çdo puntatë që e bën nuk e lë pa përmend Luizin dhe Kiarën. A nuk je e zoja t’a bësh një emision pa i përmendur kta të dy dhe të lutem kur të ftosh mysafirë në emision, fto njerëz që kanë bërë diçka në jetën e tyre si psh sot barbi horror që ke ftuar… ka faj luizi e kiara që lejojnë të përmendet emri çdo emision. Keni fituar nga kta dy por uroj që ajo kontratë të përfundojë sa më shpejt” – ka shkruar ndjekësi, referuar emisionit “S’e luan Topi”.

Këtij komenti, moderatorja Erjona Rusi i është përgjigjur duke thënë:

“Më fal po kam dhe unë një pyetje? Çfarë problemi ka që përmendet Kiara dhe Luizi? A mos dobësohen apo sëmuren kur i përmendim ne? Po Luizi ishte fenomeni i këtij BBV-je more, normale që do përmendet se njerëzit e duan dhe duan të dinë se çfarë ndodh me të, ashtu si me figura të tjera të showbizit. Dhe mos gënje se nuk është në çdo emision, por tek ato personazhe që kanë ndarë aventurën e Big-ut me të . Dhe s’ke pse e ofendon Dean nëse stë pëlqen, gjithesekush ka meritat e veta, përndryshe nuk do ishin në BIG. Dhe në fund, po ti pse mërzitesh kaq shumë kur ne përmendim Luizin apo Kiarën pash Zotin?”

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50687 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE