Si të mos mjaftonte ofendimi për Ganiun, Anita çudit me deklaratën e fundit

vovalbania November 06, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Si të mos mjaftonte ofendimi për Ganiun, Anita çudit me deklaratën e fundit

Opinionistja e “Big Brother VIP Kosova”, Anita Haradinaj ka çuditur jo pak ndjekësit së fundmi me deklaratën e saj, pak ditë pas ofendimit që i bëri Ganiut, banorit të programit.

Ajo jo vetëm që nuk është penduar për fjalët që tha, por shprehet e lumtur që “bëri punën” e saj dhe BBVK u përfol gjithandej.

“Pishman nuk jam bërë hiç. Madje më vjen shumë mirë që audiencën e kam çuar në maksimum, Big Brother Kosova 2 është komentuar deri në limitet ku nuk kalohet më dhe kjo është puna ime që ta bëj temë Big Brother-in.

Edhe të betohem në atë pyetjen kush është më i preferuari, do të dalë Ganiu pasi në këtë shtëpi kushdo që viktimizohet e sulmohet del më i preferuari”, përfundon opinionistja.

Kujtojmë se deklaratës së Anitës për Ganiun i reagoi edhe Zhaklina Lekatari, opinionistja e sezonit të fundit të “Big Brother VIP Albania”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49463 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE