“Shqipërisë i mungojnë kinematë”/ Ledion Liço në “Top Story”: Filmat artistikë financohen nga paratë e komedive!

vovalbania November 06, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Shqipërisë i mungojnë kinematë”/ Ledion Liço në “Top Story”: Filmat artistikë financohen nga paratë e komedive!

Të ftuar në emisionin “Top Story” kanë qenë disa nga figurat më të shquara në industrinë e filmit në Shqipëri. Shqipëria e ka historinë e saj të kinematografisë e shtrirë kryesisht gjatë diktaturës komuniste dhe që vazhdon me më pak intensistet gjatë tranzicionit. Kinostudio “Shqipëria e re” ka prodhuar mijëra filma gjatë diktaturës komuniste. Prej disa vitesh producentë dhe regjisorë janë duke eksploruar në një treg që ka shumë hapësirë por pak mbështetje. Prodhimi i parë i Top Channel Films, “Në kuadër të Dashurisë”, rezultoi një sukses i padiskutueshëm në Shqipëri, me qindra shfaqje në te gjitha kinematë për të vijuar më pas në Kosovës, Maqedoni, Zvicër dhe Itali.

Producenti i këtij filmi, Ledion Liço, shpjegon se filmat jo artistikë që prodhohen në vend, janë të detyruar të paguajnë një përqindje për çdo biletë të shitur, fakt që shkakton debaton, sipas tij.

Ju duhet të dini që për çdo biletë që këto elitat artistike i quajnë joartistikë, për çdo biletë të shitur, Qendra Kombëtare Kinematografike merr 1 për qind të asaj bilete. Që do të thotë, filmat artistikë në këtë vend, bëhen me paratë e Ermal Mamaqit dhe në rastin e këtij viti, me paratë e ‘Top Channel Films’. Kjo ha debat.

Një tjetër problem, sipas të ftuarve, janë sallat e kinemave. Liço tregon se përveç Tiranës, në asnjë qytet tjetër në vendin tonë, sallat e kinemave nuk funksionojnë sipas standardeve.

Tani që flasim, kemi a s’kemi katër qytete me salla funksionale kinemaje. Kosova besoj është më mirë, ku përveç Prishtinës, Gjakova ka kinema të niveleve botërore. Prizreni po ashtu, edhe salla të tjera që hapin. Ndërsa në Shqipëri, i vetmi qytet me salla të standardeve botërore, është Tirana. Mund të kemi vetëm gjëra që i përafrohen në qytete të tjera.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48812 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE