Tesla Cybertruck në një version komplet ndryshe…

vovalbania November 06, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Tesla Cybertruck në një version komplet ndryshe…

Tesla mund të jetë duke pasur probleme të ndryshme në linjën e prodhimit të Cybertruck, por një mjeshtër i përpunimit të drurit nga Vietnami ka përfunduar tashmë versionin e tij. Kjo mrekulli prej druri është sjellë tek ju nga kanali YouTubeND ku argëtohen mbi 2.6 milionë abonentë. Në këtë kanal mund të shikoni makina dhe biçikleta tërësisht prej druri.

Djali që realizon këto punime deri tani duhet të ketë një garazh plot me 1000 automjete druri. Procesi, i cili supozohet se zgjati 100 ditë, fillon me montimin e një kornize metalike, përpara montimit të rrotave dhe pjesëve të tjera. Ndërtuesi shtoi një paketë baterie dhe një motor elektrik, në përputhje me origjinalin.

Ndërkaq, Tesla ka njoftuar se dërgesat për Cybertruck do të fillojnë këtë muaj dhe pretendon se ka vendosur tashmë kapacitetin e prodhimit për 125 mijë kamionçina në vit. Tesla publikoi gjithashtu një video të dy kamionçinave elektrike Cybertruck duke operuar në terren të ashpër rrugor në Meksikë. Prodhuesi amerikan i automjeteve Tesla publikoi videon në rrjetin social X.

Rikujtojmë, se një Citroën 2CV prej druri, doli së fundmi në ankand në Francë. Kjo makinë daton në vitin 1955 dhe u ndërtua tërësisht nga druri i pemëve frutore nga marangozi francez Michel Robilliard. “La Belle Lochoise” është bërë nga druri i arrave, dardhave, mollës dhe qershisë. Robiard, i cili kryesisht ndërtoi modele druri për Ferrarin, filloi të ndërtonte 2CV-në e tij në 2011.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49574 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE