Djali i personazhit të njohur/ Zbulohet partneri i Gloria Meshit

vovalbania April 29, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Djali i personazhit të njohur/ Zbulohet partneri i Gloria Meshit

Pak vite më parë, Valbona Selimllari ka folur për të dashurën e djalit të saj të madh, Denit duke u shprehur: “Lum ajo që do të vijë në derën time, sepse do të më ketë si shoqe”.

Por, a e dini se fatlumja është një personazh i njohur dhe konkurrente në Ferma VIP?

Bëhet fjalë për modelen Gloria Meshi, e cila ka folur për partnerin e saj brenda në fermë, duke treguar se është e dashuruar.

Jo më larg se dje, modelja ju drejtua kamerave duke thënë: “Deny i love you baby!”, ndërkohë që ky i fundit i ka dërguar një dron.

Lidhja e tyre duket se i ka kaluar fazat e para dhe është familjare. Valbona dhe fëmijët e saj ndiqen me Glorian në rrjetet sociale dhe shkëmbejnë edhe komente e pëlqime me njëra-tjerën.

Kujtojmë se Valbona është nënë e tre fëmijëve, Deni është djali i madh, 20 vjeç.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51250 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE