Zbulohen dy prej pjestarëve të jurisë të “X Factor Albania”!

vovalbania November 06, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Zbulohen dy prej pjestarëve të jurisë të “X Factor Albania”!

“X Factor Albania” është në prag të rikthimit në Tv Klan, teksa audicionet në qytete kanë filluar tashmë, ndërsa në mediat rozë qarkullojnë prej kohësh emrat potencialë për anëtarët e jurisë.

Disa prej tyre janë: Bleona, Ylli Limani apo edhe personazhe si Adi Krasta e Ermal Mamaqi, me këta të fundit që janë postuar edhe në formë pyetje për audiencën nga vetë Alketa Vejsiu, megjithatë ne sot do t’ju zbulojnë dy emrat surprizë.

Burime për “News31” bëjnë me dije se në juri do të jenë Elhaida Dani, e cila është fituese e një talent show të ngjashëm në Itali dhe Mc Kresha, një nga reperët më të suksesshëm vitet e fundit në tregun tonë.

Ndërkohë për pak ditë me gjasë zbulohen edhe emrat e tjerë, që së shpejti do t’i bashkohen ekipit në audicionet për gjetjen e talentëve.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48689 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE