Gjykata e Lezhës dënon me 5 vite burg Nikoll Sherrnikun!

vovalbania November 06, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Gjykata e Lezhës dënon me 5 vite burg Nikoll Sherrnikun!

Gjykata e Lezhës, ka dënuar me 5 vite burgim për akuzën e “Mbajtjes pa lejë të armëve dhe Municioneve”, Nikoll Sherrnikun, i arrestuar në 17 Gusht 2022 në zonën e Shëngjinit, teksa udhëtonte me një automjet të blinduar dhe me vete mbante një armë automatike dhe radio.

Me të njëjtën masë është dënuar dhe Flutura Berisha,e cila në momentin e arrestimit ndodhej në timonin e makinës së blinduar ku qëndronte edhe Nikoll Sherniku.

Ky i fundit është deklaruar fajtor dhe dënuar edhe për akuzën e ”Largimit nga vendi i caktimit nga gjykata për të qëndruar”, pasi kishte thyer masen e sigurisë arrest në shtepi. Sherrniku, rezulton i dënuar edhe më parë, pasi gjykata e Lezhës e ka gjetur fajtor për akuzën e “Përkrahjes së autorit të krimit” dhe dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim për ngjarjen e vrasjes së punonjësit të policisë, Xhulio Prela.

Sherrniku së fundmi teksa ndodhej në burg, i është caktuar një tjetër masë sigurie për akuzën e “Sigurimit të kushteve për të kryer vrasje” lidhur me ngjarjen e ndodhur në “Don Bosko” ku mbeti e vrarë kamarierja e lokalit dhe u plagosën 4 persona të tjerë.

Kujtojmë se Gjykata e Tiranës la në burg Nikoll Sherrnikun për ndihmën ndaj autorëve të masakrës në lokalin e Fatjon Muratit në Tiranë të cilëve u dha targën e automjetit. Një koleg në servisin ku 28-vjeçari ka punuar në Gjermani, u ka thënë hetuesve se i dyshuari do merrte 3 targa të huaja që do përdoreshin nga “shefi” i tij Ervis Martinaj në Shqipëri.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49729 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE