Komisioni Europian, kritika Kosovës e Serbisë për moszbatim të marrëveshjeve!

vovalbania November 07, 2023 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Komisioni Europian, kritika Kosovës e Serbisë për moszbatim të marrëveshjeve!

Brukseli zyrtar kritikon Kosovën dhe Serbinë për moszbatimin e marrëveshjeve të arritura në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian. Këtë e bën përmes progres-raporteve të radhës, që pritet të publikohen nesër. Për Kosovën, thuhet se ka bërë “përparime të kufizuara” në përmbushjen e standardeve të nevojshme për t’iu bashkuar BE-së.

Por, në raportet e këtij viti, si në atë për Kosovën, ashtu edhe në atë për Serbinë, një vëmendje e shtuar i është kushtuar përmbushjes së detyrimeve që dalin nga dialogu i Brukselit dhe në këtë çështje të dyja vendet qortohen për moszbatim e tyre. Normalizimi i marrëdhënieve është vlerësuar njësoj në të dyja raportet, për secilin vend. Këto detyrime janë pjesë e kritereve edhe për përparim në procesin e integrimeve europiane.

Në Raportin e Progreesit për Kosovën theksohet:

Si Kosova, ashtu edhe Serbia, ende nuk e kanë filluar zbatimin e detyrimeve të tyre përkatëse, të cilat dalin nga Marrëveshja e që janë të vlefshme dhe detyruese për palët, si dhe pjesë e rrugëtimit të tyre europian. Duhet urgjentisht që palët të nisin angazhimin më konstruktiv e zbatimin pa vonesa të reja apo kushte.

Raporti nënvizon detyrimin e Kosovës për të themeluar Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Në këtë pikë, dokumenti thotë se “drafti i parë i statutit të Asociacionit”, i paraqitur në takimin e nivelit të lartë të dialogut në muajin maj e që praktikisht ishte draft i Serbisë “nuk ka qenë në përputhje me marrëveshjet e rëndësishme nga dialogu”.

Raporti kërkon që Asociacioni të themelohet në bazë të propozimit të fundit që palëve iu është dhënë më 21 tetor.

Nga Kosova pritet të nisë procesin që çon deri te themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe bazuar në propozimin europian, i propozuar para palëve më 21 tetor 2023 dhe nga Serbia kërkohet ta mbështesë këtë proces e paralelisht të fillojë përmbushjen e detyrimeve kyçe nga Marrëveshja.

Raporti bën thirrje që “formalitetet, përfshirë ato që lidhen me miratimin, nuk duhet të jenë pengesa në rrugën e progresit të zbatimit”.

Tërheqja e serbëve nga institucionet e Kosovës në nëntor 2022 dhe bojkoti i zgjedhjeve lokale të prillit 2023 janë shkelje e detyrimeve të Serbisë në kuadër të dialogut. Ato përbëjnë kthim të madh pas të Beogradit, në përmbushjen e detyrimeve nga marrëveshja e parë mbi parimet për normalizimin e marrëdhënieve e shkelje direkte e marrëveshjes për drejtësinë e vitit 2015.

Dokumenti i bën thirrje Serbisë t’i nxisë serbët e Kosovës “që menjëherë të kthehen në institucione”, ndërsa i bën thirrje Kosovës, “ta bëjë të mundur një gjë të tillë”.

Nga nëntori 2022, asnjë palë nuk ka bërë asnjë hap në këtë drejtim.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50259 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE