Tragjike, shuhet në moshën 26-vjeçare këngëtari Sean Martin!

vovalbania November 07, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Tragjike, shuhet në moshën 26-vjeçare këngëtari Sean Martin!

Fatkeqësisht ka ndërruar jetë në moshën 26-vjeçare këngëtari i “Night Cafe”, Sean Martin. Anëtarët e grupit kanë zbuluar lajmin tronditës me anë të një deklarate dhe i kanë bërë një nderim emocional mikut të tyre më të mirë të fëmijërisë. Kitaristi Josh Higgins, bateristi Carl Dillon dhe basisti Arran O’Connell ndanë një deklaratë të përbashkët teksa shkruanin:

Të shkatërruar të ndajmë vdekjen e papritur të mikut tonë më të mirë Sean. Fjalët nuk mund ta përshkruajnë dhimbjen që po ndiejmë tani. Ne kërkojmë nga të gjithë që të respektojnë privatësinë e familjes dhe miqve të Sean gjatë kësaj kohe të vështirë. Sean nuk ishte vetëm shoku ynë i grupit, ai ishte shoku ynë më i mirë i fëmijërisë me të cilin ndamë kaq shumë kujtime para se të fillonte grupi. Kemi krijuar shumë kujtime të tjera gjatë rrugës dhe kemi arritur gjëra për të cilat vetëm kemi ëndërruar që do t’i ruajmë përgjithmonë.

“The Night Cafe”, që mori frymëzim për emrin e grupit të tyre nga piktura e famshme e Vincent van Gogh, festoi një dekadë si grup këtë vit. Gjatë asaj kohe, ata lansuan ‘EP’-të “Get Away From The Feeling” dhe “Bunkbed” në 2017 dhe 2018 respektivisht, dhe vitin e ardhshëm hodhën albumin debutues solo “0151”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50818 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE