Elbasan, vijon zjarri në pikën e grumbullimit të skrapit te ish-Metalurgjiku!

vovalbania November 07, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Elbasan, vijon zjarri në pikën e grumbullimit të skrapit te ish-Metalurgjiku!

Nga dita e djeshme po vijon aktiv zjarri në pikën e grumbullimit të skrapit në fabrikën “Kurum” në Elbasan, te ish-Metalurgjiku. Por, flakët nuk janë më të përmasave të mëdha e fatmirësisht nuk pati të lënduar. Dyshohet se shkak u bë një shkëndijë elektrike e lëshuar nga një bateri dhe më pas zjarri u përhap pas shpërthimit të një bombole gazi. Zjarrfikësit vazhdojnë të punojnë për shuarjen e zjarrit.

Drejtuesi teknik i sigurisë së Jashtme në “Kurum”, Merkur Çipi foli dje në një komunikim me gazetarët për zjarrin që ka përfshirë pikëgrumbullimin e skrapit në Elbasan dhe vuri në dukje se ngjarja ka ndodhur aksidentalisht e se zjarrfikësit janë angazhuar për ta vënë në kontroll të plotë.

Kjo ngjarje ka ndodhur aksidentalisht nga një bateri e ndodhur në thellësi të brendshme të skrapit dhe nga shkëndijat që ka marrë atje, ka shpërthyer tymi. Kjo është një ngjarje aksidentale dhe një fatkeqësi për të gjithë ne.

Atje janë materiale plastike, janë makina të ardhura nga jashtë. Tymi sigurisht është i dëmshëm, por është aksidentale dhe është hera e parë që ndodh një gjë e tillë.

Një shpërthim nga një bombol gazi ka dhënë një shkëndijë duke sjellë shpërthim në një depozitë tjetër skrapi.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48804 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE