Blinken shpreh shqetësime serioze për marrëdhëniet ushtarake Rusi-Koreja e Veriut!

vovalbania November 09, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Blinken shpreh shqetësime serioze për marrëdhëniet ushtarake Rusi-Koreja e Veriut!

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka deklaruar sot se ai dhe ministri i Jashtëm i Koresë së Jugut, Park Jin, ndajnë shqetësim të thellë për rritjen e bashkëpunimit ushtarak mes Koresë së Veriut dhe Rusisë.

Blinken dhe Park kanë thënë se kanë diskutuar edhe për bashkëpunim drejt zbatimit të një strategjie të zgjeruar parandaluese, me qëllim të luftimit të kërcënimeve prej Koresë së Veriut, si dhe për rritje të bashkëpunimit strategjik me Japoninë.

Ata kanë paralajmëruar marrjen e masave për dërgim të paralajmërimeve në kohë reale për testimet që kryen Koreja e Veriut, për stërvitje të përbashkëta ushtarake dhe për tentime që të luftohet ndikimi dashakeq i koreanoveriorëve.

SHBA-ja, Koreja e Jugut dhe Japonia e kanë dënuar atë që besojnë se është bartje e armëve dhe pajisjeve ushtarake të Koresë së Veriut në Rusi. Koreja e Veriut dhe Rusia e kanë mohuar ndonjë marrëveshje për armë, ndonëse liderët e dy vendeve janë zotuar për bashkëpunim më të ngushtë ushtarak, kur janë takuar në lindje të Rusisë, në shtator të këtij viti.

Park është cituar të ketë thënë se duhet rritur thirrjet që koreanoveriorët të mos lëshojnë një satelit spiunimi. Koreja e Veriut është duke u përgatitur për të lëshuar një satelit spiunimi, pasi ka dështuar dy herë këtë vit për ta ngjitur atë në orbitë.

Verikoreanët kanë thënë javën e kaluar se janë në fazat finale të përgatitjeve për lansim, pas marrjes së ndihmës teknike prej Rusisë.

Vizita dyditore e Blinkenit në Korenë e Jugut është e para e një Sekretari amerikan të Shtetit në dy vjetët e fundit dhe është realizuar në kuadër të një udhëzimi në Azi, që do të përfshijë një ndalesë edhe në Indi. Ai ka qenë në Lindje të Mesme para se ta vizitonte Japoninë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48804 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE