Flet nëna që braktisi foshnjën në bodrumin e pallatit në Tiranë

vovalbania November 09, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Flet nëna që braktisi foshnjën në bodrumin e pallatit në Tiranë

Eglanta Isufi, nëna e foshnjës së braktisur është shoqëruar mbrëmjen e djeshme në komisariatin numër 6. Sipas Vizionplus, fillimisht 30-vjeçarja e ka mohuar që të jetë ajo nëna e fëmijës, teksa efektivët kanë shoqëruar në komisariat edhe nënën e saj, e cila gjithashtu ka mohuar të ketë qenë në dijeni të ngjarjes.

Verifikimi i telefonave celular të nënë e bijë më pas ka vërtetuar dyshimet e efektivëve. 30-vjeçarja rezulton që është e pamartuar dhe nuk ka fëmijë të tjerë. Ajo ka deklaruar se arsyeja që e ka fshehur shtatzëninë e saj dhe ka braktisur bebin ka qenë për shkak se nuk ka dashur që të merret vesh nga familjarët e saj por edhe opinioni, pasi nuk është e martuar.

Grupi hetimor ka pasur dyshime se 30-vjeçarja e ka lindur foshnjën e vetme në garazhin e pallatit ku dhe më pas e ka braktisur dhe është kthyer në banesë. Vajza nuk ka folur fare për babain e fëmijës, thjesht ka kërkuar të mos identifikohet dhe më pas është transportuar për në spital.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49207 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE