Mbyllet pas 14 vjetësh uebsajti i njohur për komunikim Omegle!

vovalbania November 09, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Mbyllet pas 14 vjetësh uebsajti i njohur për komunikim Omegle!

Uebsajti i njohur për komunikim me video Omegle po mbyllet pas 14 vjetësh pas pretendimeve të përdoruesve për abuzim. Shërbimi, që u mundësoi përdoruesve të komunikojnë me të huaj në internet, u rrit në popullaritet tek fëmijët dhe të rinjtë gjatë pandemisë.

Njoftimi për mbylljen e këtij uebsajti erdhi përmes një imazhi ku ishte vendosur logoja në një gur varri. Themeluesi i Omegle Leif K Brooks tha në një deklaratë se funksionimi i faqes së internet nuk ishte më i qëndrueshëm, si financiarisht dhe psikologjikisht. Vendimi vjen derisa platforma të shumta të mediave sociale po përballen me një kontroll të shtuar nga rregullatorët në mbarë botën.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49207 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE