Prokuroria kërkoi masën e arrestit me burg për Encën, ja vendimi i Apelit

vovalbania October 03, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Pas arrestimit, zbulohet deklarata e Encës dhënë në polici

Gjykata e Apelit ka rrëzuar kërkesën e Prokurorisë e cila kërkoi që këngëtarja Enca Haxhia të rikthehej në burg teksa hetohet për kultivimin e 5 bimëve kanabisi në ballkonin e vilës së saj.

Ajo qëndroi 2 netë në paraburgim, pasi u arrestua nga efektivët, por Gjykata e Tiranës vendosi ta lirojë duke i vendosur masën e ‘detyrimit për tu paraqitur’.

Hetuesit ndryshe nga gjykata kërkuan që këngëtarja të hetohej duke qëndruar në qeli në masë arresti me burg.

Gjykata e Apelit nuk pranoi ankimin për caktimin e masës të “arrestit në burg”, pasi Prokuroria hoqi dorë nga ankimi.

Ndërsa kërkesa e Encës për ta vlerësuar të paligjshëm arrestimin e saj është rrëzuar, pasi ankimi është ushtruar jashtë afatit ligjor.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48675 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE