Zyrtarisht jurisë së “X Factor Albania” i shtohen edhe këto dy emra!

vovalbania November 09, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Zbulohen dy opinionistet e para të “X Factor Albania”

Emrave të zbuluar deri më tani nga juria e “X Factor Albania”, që janë Adi Krasta, Arilena Ara e Elhaida Dani, i janë shtuar edhe dy të tjerë.

Ka qenë vetë faqja zyrtare e programit në Instagram që ka bërë me dije emrat e artistëve, teksa bëhet fjalë për Vesa Lumën dhe Young Zerkën.

Për Vesën bëhet fjalë për një rikthim në talent, show, pasi ka qenë edhe më parë pjesë e tij në karrigen e jurisë, ndërsa së fundmi artistja është rikthyer në Shqipëri, bashkë me bashkëshortin, Big Basta dhe duket se do të vazhdojnë karrierat respektive fiks aty ku i kishin lënë.

Ndërkohë, Zerka, i cili edhe u fotografua një ditë më parë nga audicionet që programi po bën në qytetet e Shqipërisë, e ka për herë të parësi eksperiencë, pas një karriere relativisht të gjatë në industrinë e muzikës shqiptare.

Pra deri më tani kemi 5 emra dhe me gjasë do të ketë edhe më shumë, ndërsa “X Factor” është i njohur për “përzierjen” e anëtarëve të jurisë, gjatë kësaj faze të programit, megjithatë me fillim e transmetimit dhe netëve live, do të jenë vetëm 4 sic e do patenta.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49899 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE