Arnita dhe Eni flasin për rrugëtimin e tyre deri tani në “Dancing With The Stars” dhe natën speciale dedikuar Alban Skënderaj!

vovalbania November 10, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Arnita dhe Eni flasin për rrugëtimin e tyre deri tani në “Dancing With The Stars” dhe natën speciale dedikuar Alban Skënderaj!

Të ftuar në studion e “Live From Tirana” kanë qenë Arnita Beqiraj dhe partneri i saj në skenë, Eni Balla. Ata janë një nga çiftet më simpatikë në “Dancing With The Stars” këtë edicion të dytë dhe konsiderohen gjithashtu edhe si ndër më të fortët. Arnita dhe Eni na kanë folur më shumë mbi eksperiencën e tyre deri tani dhe mendimin që kanë për secilin nga konkurrentët e tjerë…

Fillimisht si e pritët lajmin që i ftuar special i mbrëmjes së sotme do të jetë Alban Skënderaj? Arnita na shpjegon:

E kam pritur me shumë gëzim, jam lumturuar pafund sepse jam fanse e tij. E kam ndjekur rrugëtimin e tij përgjatë gjithë këtyre viteve. Kemi bashkëpunuar me të dhe e vlerësoj si artist e si njeri. Ne do të kërcejmë duetin e tij me Miriam Canin, “Ende ka shpresë”. Kur doli që do ishte i ftuar Albani, më erdhi në mendje një histori që dua ta ritregoj tani. Është artisti i parë që kam parë të mishëruar se çfarë do të thotë të rrëmbesh zemrat e publikut. Ne do të bënim një koncert të tijin, por atë ditë po binte shumë shi. Do ta anulonim këtë koncert, por njerëzit që ishin mbledhur për të nuk iknin. Shiu zgjati 3-4 orë dhe njerëzit nuk largoheshin. Ne nuk guxonim as të merrnim gjërat tona, sepse ata ishin ende aty. Pasi pushoi shiu, doli në skenë Albani dhe u mbajt si koncert. Aty e kam parë se çfarë është dashuria që publiku ka për një artist. Është unik në gjënë e vet. Kënga e fundit që ai ka nxjerr, mua më duket si një rikthim në ditët e tij të lavdishme.

Ndërkohë, Arnita dhe Eni kanë marrë 10-ën e parë të këtij edicioni të “Dancing With The Stars” nga juria. Si ndihen ata për këtë fakt? Eni na tregon:

10-a do të kemi prapë. Arnitës i them që ne jemi më të mirët dhe mos shiko të tjerët. Është një energji shumë e mirë mes VIP-ash. Shumica aty po e shijojnë këtë eksperiencë dhe nuk mendojnë se kush e bëri më mirë, e kush më keq. Gjithsecili sfidën e ka tek vetja, sesa me konkurrentët e tjerë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49327 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE