Zbulohet fatlumja që arriti ‘t’i rrëmbejë’ një puthje William Levy-t, por për këtë i duhej të paguante shifrën e majme!

vovalbania August 17, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Zbulohet fatlumja që arriti ‘t’i rrëmbejë’ një puthje William Levy-t, por për këtë i duhej të paguante shifrën e majme!

Nëse ka një aktor që ngjall pasion në të gjithë botën, ai është William Levy. Aktori i telenovelave spanjolle mahnit gjithmonë në çdo dalje që ai bën. Së fundmi, aktori u bë një nga protagonistët e ‘Starlite Gala’, një ngjarje bamirësie në Spanjë që mblodhi personalitete të mëdha nga vendi europian. Në këtë ceremoni, u organizua një ankand ku u ofrua puthja e aktorit kubanez Levy.

Gjatë ankandit u prezantuan vepra të ndryshme megjithatë momenti më i spikatur ishte oferta e tre puthjeve nga William Levy, për të cilat u ofruan shifrat 6 mijë, 10 mijë deri në 12 mijë euro. Në klipet e publikuara nëpër rrjetet sociale shihet se fatlumja që mori puthjen e aktorit me vlerën më të lartë ishte Sandra García-Sanjuán Machado, bashkëthemeluesja e ‘Starlite Group’.

El actor Antonio Banderas celebró la gala de su fundación, ‘Starlite Foundation’, donde subastaron un beso del también actor William Levy. ¿Sabes qué precio alcanzó?

👉 Tenemos todos los detalles HOY a las 5pm/4c en #PrimerImpacto 📺 pic.twitter.com/QYw56mCOyq

— Primer Impacto (@PrimerImpacto) August 15, 2022

Ekush nuk i mban mend William Levy-n dhe Elizabeth Gutierrez? Ata janë padyshim një nga çiftet më të dashur e më të pëlqyer për publikun shqiptar nga serialet e shumta që kemi parë në ekranet tonë. William Levy dhe Elizabeth Gutiérrez i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre shumëvjeçare.

Një lajm i tillë i ka habitur të gjithë fansat e tyre. Këtë lajm e ka bërë vetë të ditur ylli, William Levy. Aktori ka publikuar një status në rrjetin e tij social Instagram, ku ndër të tjera shkruan se së bashku me Elizabeth do të vazhdojnë të jenë prindërit më të mirë për fëmijët e tyre. Rikujtojmë, se William dhe Elisabeth janë martuar në vitin 2003 dhe janë prindër të dy fëmijëve, një djali dhe një vajze. Vlen të theksojmë që fëmijët e aktorëve janë një kopje e babait të tij.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48401 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE