E trishtë! Mariza Ikonomi humb njeriun e shtrenjtë të familjes!

vovalbania November 10, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
E trishtë! Mariza Ikonomi humb njeriun e shtrenjtë të familjes!

Përmes rrjeteve sociale, Mariza Ikonomi ka njoftuar së është ndarë nga jeta xhaxhai i saj, Gim Ikonomi.

Ajo ka postuar një video me disa nga momentet më të bukura mes xhaxhait dhe mbesës, tekda ka bërë dedikimin më të ndjerë i cili na ka përlotur të gjithëve.

“Ndërsa shkruaj nuk arrij dot ta besoj largimin tënd nga kjo jetë dhe lotët e mi janë kthyer në një oqean dhimbjeje.

Ti ishe ëngjëlli im mbrojtës, xhaxhai më i mirë në botë, babai im i dytë që më përqafoje gjithmonë me krahët e tu të ëmbla të dashurisë, shoku im më i mirë , njeriu i shumë sakrificave ku prej teje kuptova dhe mësova se dashuria e madhe ka edhe sakrifica të mëdha ashtu sic ka qenë e gjithë jeta jote.

Do më mungojnë gallatat tona, shëtitjet tona me makinë, shija jote e bukur muzikore, të kënduarat dhe të qeshurat tona pafund. Këshillat e tua të mençura dhe me plot humor.

Gatimet e tua aq të shijshme e sidomos ai sultjashi që ti na e bëje të lëpinim gishtat dhe me aq dashuri. Aq sa më ke bërë të qesh gjithë jetën time me gallatat e tua, aq shumë më ke trishtuar me ikjen tënde të parakohshme nga kjo jetë xhaxhai im më i mirë në botë. 

Nuk e di si do jetë kjo jetë pa ty. Nuk e di akoma si do jetoj pa të parë e pa të dëgjuar zërin dhe pa të shtrënguar fort në krahët e mia. Nuk di më asgjë por e di që gjithë parajsa po shkrihet tani së qeshuri me gallatat e tua. Më ka marr malli shumë që tani… Çau Bello ,mio grande amore!”

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50740 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE