Operacione antikanabis “Collaboration” e “Tempulli” në Tiranë e Vlorë, 4 në pranga!

vovalbania November 25, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Operacione antikanabis “Collaboration” e “Tempulli” në Tiranë e Vlorë, 4 në pranga!

Tre të rinj ranë në prangat e bluve të Tiranës, pasi u kapën duke transportuar bimë narkotike. Genti Peca, 18 vjeç e Igli Kuçi, 22 banues në Vorë, si dhe Agron Kaçi 20 vjeç nga Dibra, u kapën në flagrancë në Rrugën e Limuthit, në kuadër të operacionit policor të koduar “Collaboration”. Ata po ecnin në këmbë, ndërsa një sasi kanabisi me peshë 7 kg e 300 gramë e kishin futur në një thes, që ta shisnin.

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit Kaçi në Dibër, policia gjeti dhe sekuestroi 1 kg tjetër, me lëndë të dyshuar narkotike kanabis. Ata akuzohen për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Sipas policisë, po punohet për identifikimin e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Në një tjetër operacion, në Vlorë ra në pranga një 52-vjeçar, në vijim të operacionit “Tempulli”. Shtetasi me iniciale S.H u kap në flagrancë nga policia në lagjen “4 Heronjtë” të qytetit bregdetar jugor, ndërsa gjatë kontrollit fizik iu gjet lëndë e dyshuar narkotike kanabis e ndarë në doza, gati për shitje.

Njoftimi i Policisë:

Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi u zbulua një tjetër sasi lënde narkotike kanabis e ndarë në doza, si dhe një armë gjahu që 52-vjeçari e mbante pa leje. Arma dhe 500 doza kanabis u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.  Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48804 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE