Ekskluzivisht për DWTS/Surpriza e Alban Skënderajt në 20-vjetorin e karrierës!

vovalbania November 10, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ekskluzivisht për DWTS/Surpriza e Alban Skënderajt në 20-vjetorin e karrierës!

Nata e gjashtë e spektaklit të kërcimit “Dancing With The Stars” nisi në mënyrë madhështore me një interpretim nga këngëtari Alban Skënderaj, shoqëruar me performancë nga trupa e baletit. Pas interpretimit që  shoqërua me duartrokitje të zjarrta nga publiku, këngëtari zbuloi disa surpriza.

Kam disa këngë që mund të kurorëzohen me një album. Do të finalizoj karrierën me një surprizë në vitin 2014.

Kemi edhe një surprizë që na lidh bashkë, i tha Alban Skënderaj moderatores Bora Zemani, ndërsa kjo e fundit zbuloi akoma më shumë:

Në filmin e parë që unë dhe Donaldi jemi duke qepur, ‘5 herë jo’, kolona zanore është nga Alban Skënderaj.

Konkurrentët janë përgatitur në prova gjatë gjithë javës, ku me entuziazëm po presin të nisin garën e nxehtë mbrëmjen e sotme. Të gjithë kanë zgjedhur një këngë të artistit dhe më pas kanë specifikuar zhanrin që do të kërcejnë. Këngët hit të Alban Skënderaj, që kanë rrëmbyer zemrat e publikut, do të vijnë ndryshe gjatë mbrëmjes së sotme në ekranin e Top Channel.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48804 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE