Kush qëndron më gjatë i shtrirë, gara tradicionale që zhvillohet çdo vit në Malin e Zi!

vovalbania August 19, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kush qëndron më gjatë i shtrirë, gara tradicionale që zhvillohet çdo vit në Malin e Zi!

Në etno-fshatin malazez Brezna, i cili ndodhet në mes të Nikshiqit dhe Pluzhinës, ka filluar gara tradicionale ku pjesëmarrësit garojnë kush do të qëndrojë më gjatë i shtrirë. Në garën e 12 deri më tani, marrin pjesë 21 garues. Në mesin e pjesëmarrësve është edhe fituesja e vitit 2021, Dubravka Aleksiq nga Podgorica, e cila mban rekordin duke qëndruar shtrirë për 117 orë.

Këtë vit garuesi që qëndron i shtrirë më gjatë do të marrë një çmim prej 1 mijë euro. Rregullat janë të tilla që pjesëmarrësve u është ndaluar të ngrihen, por atyre u lejohet gjumi, leximi i librave, ngrënia dhe pirja. Çdo 8 orë, garuesve u lejohet të shkojnë në tualet. Ky është një konkurs që e bën Malin e Zi unik në Evropë.

Organizatori i garës dhe pronari i etno-fshatit Brezna, Miço Blagojeviç, në një prononcim për mediat tregon se idenë e organizimit të një gare të këtillë e ka pasur 12 vjet më parë, pikërisht për shkak të mitit se malazezët janë dembelë. “Në këtë mënyrë, e gjithë bota ka dëgjuar për ne. Sot kemi një numër rekord të konkurrentëve”,-tha Blagojeviç.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49635 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE