Futbolli shqiptar në zi, ndahet nga jeta talenti 14-vjeçar

vovalbania November 10, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Futbolli shqiptar në zi, ndahet nga jeta talenti 14-vjeçar

Futbollisti nga Kosova, Drinor Fitim Berisha, 14 vjeç,  pjesë e akademisë së Malishevës ka ndërruar jetë këtë të martë.

Lajmi është bërë me dije nga klubi i Superligës së Kosovës me anë të një postimi në rrjetet sociale.

Klubi shpreh pikëllimin e madh për ndarjen e parakohshme nga jeta të talentit të futbollit kosovar.

“Me dhimbje dhe pikëllim të thellë e morëm lajmin për ndarje nga jeta të Drinor Fitim Berishës, futbollist i grupmoshave të Shkollës sonë të Futbollit.

Lajmi për vdekjen tragjike të Drinorit na ka trishtuar e pikëlluar të gjithëve. Ikja e tij e hershme nga kjo botë është dhimbje e madhe dhe humbje e pazëvendësueshme për familjen, por edhe për bashkëlojtarët e tij dhe të gjithë neve në klub.

Në këto momente të vështira për familjen, lusim Zotin që të gjeni forcë për ta përballuar këtë dhimbje të madhe dhe ta kujtoni Drinorin përherë me krenari.

U prehsh në parajsën e paskaj ti shpirt i ëmbël…”, shkruan klubi i Malishevës.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49342 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE