Pse nuk ka hyrë ende? Arjola Demiri tregon të vërtetën e shtëpisë së dhuruar nga BBV (VIDEO)

vovalbania November 10, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Pse nuk ka hyrë ende? Arjola Demiri tregon të vërtetën e shtëpisë së dhuruar nga BBV (VIDEO)

Me siguri e mbani mend kur Arjola Demirit iu dhurua një shtëpi nga “Big Brother VIP”. Asokohe, ajo u surprizua në shtëpinë e famshme nga fëmijët e saj dhe produksioni i dorëzoi çelësat e një apartament që ishte ende në ndërtim.

Ndaj edhe zhvendosja e saj në këtë shtëpi ka marrë kohë, por ka krijuar edhe polemika në rrjet nëse ajo vërtetë e mori shtëpinë.

 

Aktorja vetë ka treguar së fundmi se jo vetëm që e ka marrë por edhe pak ka mbetur nga shpërngulja. E ftuar në programin “Natën me Aulonën” pas shumë dyshimeve është shprehur se është më afër se kurrë për t’u futur në shtëpinë e re.

Arjola u shpreh se tashmë nuk do të presë më aq sa ka pritur dhe se ka filluar të merret me arredimin e shtëpisë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49941 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE