“Dy finale të rëndësishme”/ Sylvinho për dy ndeshjet e fundit: Nuk kemi frikë asnjë!

vovalbania November 11, 2023 0 koment 5 Mund të lexoni në minuta.
“Dy finale të rëndësishme”/ Sylvinho për dy ndeshjet e fundit: Nuk kemi frikë asnjë!

Shqipëria fillon përgatitjen për dy ndeshjet e fundit me Moldavinë dhe Ishujt Faroe që do të luhen më 17 nëntor në Kishianu dhe 20 nëntor në Tiranë, ku pritet të festohet edhe kualifikimi i kuqezinjve për në finalet e Europianit “Gjermani 2024”.

Nga Shtëpia e Futbollit, trajneri Sylvinho theksoi edhe një herë sforcon e fundit që do të na duhet për t’ia dalë mbanë.

“Janë dy finale të rëndësishme dhe kemi ardhur deri këtu me shumë lojtarë të grumbulluar, do të kemi 24. Mihaj mungon për dëmtim por aty jemi të mbuluar, në sulm, nuk do të kemi Çunin, por në sulm kemi gjithashtu disa sulmues. Kemi marrë Muçollin për të na mbuluar një pjesë në repartin e mesfushës, pjesa ofensive, ai është një lojtarë shumë teknik. Moldavia ka humbur një ndeshje, arrijnë ta kontrollojnë topin, për këtë arsye do të na duhet edhe ne të kemi lojtarë që kontrollojnë dhe mbajnë topin. Frike nuk kemi për jemi të preokupuar, futbolli është shumë i vështirë, ne jemi koshient që kemi dy ndeshje të rëndësishme, dy finale që janë vendimtare”, deklaroi trajneri i kombëtares.

Përpara ndeshjes me Çekinë trajneri deklaroi se do të na duhet të bënim llogaritë në muajin nëntor por…

“Mendoj se nuk duhet të ndryshojmë, jam i ndërgjegjshëm që tani bëhen llogaritë, por llogaritë e futbollit janë të vështira, ne vërtetë matematikisht na duhet vetëm një pikë, por është shumë e vështirë të luash për një pikë. Ne duhet të bëjmë si kemi bërë deri më tani, të luajmë lojën tonë, Moldavia është ende në garë dhe do të jetë një ndeshje e vështirë. Objektivi ynë është kualifikimi dhe ne jemi shumë pranë, jemi të kënaqur me gjithçka ka ndodhur me lojtarët me tifozët deri më tani, por kemi edhe dy ndeshje, na duhet ta arrijmë është një ëndërr me të cilën jetojmë të gjithë prej 10 muajsh, na mungon një pjesëz e rëndësishme”, shtoi më tej ai.

Shqipëria do të fillojë zyrtarisht pasditen e së dielës grumbullimin në Tiranë dhe nga e hëna të gjithë lojtarët do të jenë nën urdhrat e trajnerit Sylvinho deri më 16 nëntor kur do të nisen për në Moldavi për ndeshjen e parafundit atë të datës 17 në Kishinau, ndërkohë që pas 3 ditësh në Arenën Kombëtare do të jetë mbyllja e këtyre eliminatoreve me Ishujt Faroe.

Deklarata më e detajuar e trajnerit të kombëtares:

Janë dy finale të rëndësishme dhe kemi ardhur deri këtu me shumë lojtarë të grumbulluar, do të kemi 24. Mihaj mungon për dëmtim por aty jemi të mbuluar, në sulm, nuk do të kemi Çunin, por në sulm kemi disa sulmues. Kemi marrë Muçollin për të na mbuluar një pjesë në repartin e mesfushës ofensive, ai është një lojtarë shumë teknik. Moldavia ka humbur një ndeshje arrijnë ta kontrollojnë topin, për këtë arsye do të na duhet edhe ne të kemi lojtarë që kontrollojnë dhe mbajnë topin.

Frikë nuk kemi për jemi të preokupuar, futbolli është shumë i vështirë, ne jemi koshient që kemi dy ndeshje të rëndësishme, dy finale që janë vendimtare. E presim një ndeshje të vështirë atje në Moldavi, lojtarët janë të karikuar. Frikë nuk kemi kurrë, por jemi shumë të impenjuar në punë, për të përgatitur sa më mirë ndeshjet. Brenda 90 minutave mund të ndodhi gjitha, në grupin tonë të gjithë janë ende në garë për kualifikimin.

Mendoj se nuk duhet të ndryshojmë, jam i ndërgjegjshëm që tani bëhen llogaritë, por llogaritë e futbollit janë të vështira, ne vërtetë matematikisht na duhet vetëm një pikë, por është shumë e vështirë të luash për një pikë. Ne duhet të bëjmë si kemi bërë deri më tani, të luajmë lojën tonë, Moldavia është ende në garë dhe do të jetë një ndeshje e vështirë.

Nuk kemi përgatitur diçka të veçantë për Moldavinë. Ata janë një skuadër shumë të mirë dhe organizohen mirë si në shtëpi ashtu edhe në transfertë. Ne vërtetë duhet të përgatisim këtë ndeshje, por ndeshjen tonë edhe ne kemi një skuadër të fortë dhe të organizuar me lojtarë teknik, por do të luajmë për gjithçka.

Broja u rikthye në Londër për shkak të shqetësimit që pati, një lojtarë që u dëmtuar 11 muaj më parë dhe ka nevojë për kohën e tij që të rikthehet dhe ai ende nuk është rikthyer si duhet. Çekia ka zhvilluar katër ndeshje deri më tani dhe ai nuk ka luajtur në asnjërën prej tyre pasi ka nevojë për kohë. Është normale kjo situatë, ai duhet të marrë kohën e tij. Ne duhet të presim dhe të respektojmë shëndetin e tij, sa i përket si lojtarë ai është i jashtëzakonshëm.

Ne monitorojmë 56 lojtarë në tërësi për kombëtaren, nuk shohim nëse janë lojtarë që luajnë në Shqipëri apo jashtë, shohim kualitetin e lojtarëve. Ne përgatitemi për një ndeshje duke parë karakteristikat e kundërshtarit dhe lojtarëve dhe më pas arsyetojmë, e përsëris ne shohim kualitetin e lojtarit, nuk ka rëndësi nëse luan në Shqipëri, në Kore apo kudo në Botë.

Objektivi ynë është kualifikimi dhe ne jemi shumë pranë, jemi të kënaqur me gjithçka ka ndodhur me lojtarët me tifozët, por kemi edhe dy ndeshje, na duhet ta arrijmë është një ëndërr me të cilën jetojmë të gjithë prej 10 muajsh, na mungon një pjesë e rëndësishme. Po përgatitemi për dy ndeshje shumë të vështira. Kemi luajtur dy transferta të vështirë në Poloni dhe Çeki dhe për 80 minuta kanë qenë 0-0, mos harrojmë që Moldavia ka shanset e saj për tu kualifikuar.

Jetojmë të gjithë një moment shumë të mirë, e vërtetë na mungon një pjesëz vendimtare për objektivin tonë. Ne jemi të gjithë këtu dhe mendojmë për të njëjtën gjë, të shkojmë në Europian, për veten për ne, për tifozët. Puna e një trajnerit nuk është e thjeshtë, gjërat herë shkojnë herë jo, por jeta shkon përpara. Asnjëherë nuk i dihet në të ardhmen, por nuk mund të mendojmë për gjë tjetër në këto momente. Ne jetojmë me problemet e lojtarëve shkojmë i vizitojmë i qëndrojmë pranë dhe mendojmë për gjithçka që t’ia dalim. Nuk mundet të mendojmë për gjë tjetër në këto moment.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48745 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE