Pritëm 9 milionë turistë/ Në 2024 operatorët turistikë presin një rritje me 40%!

vovalbania November 11, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Pritëm 9 milionë turistë/ Në 2024 operatorët turistikë presin një rritje me 40%!

Deri më tani ky është viti më i mirë që Shqipëria ka njohur për turizmin, me një boom të huajsh që zgjodhën vendin tonë për të pushuar.

Prej janarit e deri në tetor numri i turistëve ka arritur në 9 milionë, një shifër kjo që i afrohet objektivit prej 10 milionë turistësh deri në muajin dhjetor.

Edhe për vitin e ardhshëm pritshmërite janë shumë të larta për turizmin shqiptar, por ajo që mbetet ende një sfidë është mungesa e fuqisë punëtorë.

 “Për vitin tjetër ne kemi nga të gjitha diskutimet me partnerët por edhe kontratat tashmë të nënshkruara, kemi një rritje që do variojë nga 30-40%. Ka një mungesë të madhe tw stafit, me shumë vështirësi ja kemi dal. Duke pasur parasysh rritjen e vitit tjetër, edhe pakësimin e burimeve njerëzore për shkak të emigracionit që shqiptarët e kanë përzemërt, besojë se do kemi vështirësi të madhe. Korriku dhe gushti janë ato muajt qe kanë dhe fluksin më të madh dhe janë muajt kur kemi vështirësinë më të madhe për sigurimin e stafit”, shprehet Rrahman Kasa nga Unioni Turistik Shqiptar.

Nga ana tjetër, një numër më i madh turistësh, në situatën e mungesës së fuqisë punëtore, ngre një pikëpyetje të madhe nëse turistët do të duan të rikthehen më. Për të evituar diçka të tillë, po merren në konsideratë një sërë masash.

 “Po i japim rëndësi të madhe formimit profesional. Kemi shtuar dy vite për nxënësit e shkollës së hoteleri-turizmit, pra pas shkollës së mesme. Kemi kontakte të vazhdueshme me universitet për të ngjeshur pak programin mësimor dhe për të krijuar një hapësirë më të madhe të periudhës së pushimeve me qëllim që ti marrim këta studentë dhe ti punësojmë gjatë sezonit veror. Dhe alternativa tjetër është që duhet të sigurojmë punonjës nga jashtë Shqipërisë”, shprehet Kasa.

Një rritje të konsiderueshme për të pushuar në vendin tonë ka nga polakët, cekët, spanjollët, portugezët, sllovakët e gjermanët të cilët vijnë përmes grupeve të organizuara. Por çka përbën gati 90% të turizmit në përgjithësi është turizmi individual, që kryesohet nga italianët. Për 2024, pritshmëritë janë që të tejkalohet objektivi i këtij viti me 3-4 milionë turistë më shumë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49415 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE