Humbja nga jeta e Raphael Dwamena, Presidenti Begaj shpreh ngushëllimet!

vovalbania November 11, 2023 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Humbja nga jeta e Raphael Dwamena, Presidenti Begaj shpreh ngushëllimet!

Presidenti Bajram Begaj ka shprehur ngushëllimet për humbjen nga jeta të futbollistit ganez Raphael Dwamena.

Begaj tha se e mësoi me dhimbje lajmin tragjik ndërsa vlerësoi kontributin e klubeve të futbollit në Shqipëri, për rritjen e cilësisë së këtij sporti.

Mësova me dhimbje lajmin për humbjen tragjike të kapitenit të klubit “Egnatia”, Raphael Dëamena. Në këtë moment të vështirë shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta për familjen, klubin “Egnatia” dhe tifozët rrogozhinas. Gjithashtu gjej rastin të vlerësoj kontributin e klubeve të futbollit në Shqipëri për rritjen e cilësisë së këtij sporti në vendin tonë, ka shkruar presidenti në një postim në Facebook.

Raphael Dwamena ndërroi jetë pas rrëzimit në fushë në ndeshjen me Partizanin. 28-vjeçari nuk mundi t’i mbijetojë sulmit në zemër, problem për të cilin në një rrëfim për Top Channel tha se e kishte mësuar në viitn 2027, por pasioni për futbollin ishte më i madh.

Vetëm 24 minuta lojë janë luajtur në fushë, me Dwamenën që i pashqetësuar u rrëzua në tokë në këtë duel pasi më herët ishte diagnostifikuar me probleme në zemër dhe ishte operuar. Menjëherë kryesori Eldorjan Hamiti ndali ndeshjen dhe të dyja stafet mjekësore të ekipeve i erdhën në ndihmë, duke e dërguar me urgjencë në spital.

Mësohet se në spitalin e Rrogozhinës ai u përmend dhe gjendja u duk e stabilizuar, me mjekët që e nisën drejt Kavajës, aty ku edhe ndërroi jetë. Mësohet se në spital ai pësoi një goditje të dytë në zemër, gjë që ishte fatale për 28-vjeçarin nga Gana.

Pritej që Dwamena të transportohej në Tiranë për një mjekim më të specializuar, teksa për fat të keq nuk ia ka dalë të mbijetojë. Ndeshja u anullua dhe nuk bëhet fjalë për futboll, me lojtarët në fushë dhe tifozët e futbollit në Shqipëri që kanë mbetur të shkuar nga kjo ngjarje.

Sulmuesi Dwamena më herët kishte bërë një ndërhyrje në zemër, ndërsa luante me një aparat ose “çip” në zemër, teksa për disa vite e kishte ndalur futbollin, teksa në janarin e këtij viti u bashkua me Egnatian, duke lënë gjurmë me golat e tij.

Sulmuesi në karrierë ka mbajtur veshur fanellat e Zurich, Real Zaragoza dhe Levante në Spanjë, apo edhe Vejle dhe Old Boys në Zvicër. Në kohën kur luante te Zaragoza, sulmuesi pësoi goditjen e parë dhe u operua, me mjekët që e ndaluan të luante futboll. Duket se goditja e tretë në zemër ka qenë fatale për sulmuesin, që ka trishtuar të gjithë komunitetin e futbollit në vend. Dwamena ka luajtur edhe tetë ndeshje me kombëtaren e Ganës, duke shënuar dy gola.

Për këtë Federata Shqiptare e Futbollit ka marrë vendimin që të gjitha ndeshjet e Superligës të shtyhen. Sot në 17:00 do duhej të luhej Skënderbeu – Teuta dhe Vllaznia – Laçi. Edhe duelet e ditës së nesërme Tirana – Kukësi dhe Dinamo – Erzeni janë shtyrë, pasi në këto kushte nuk bëhet fjalë për futboll.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50926 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE