Dwamena dhe Eriksen, çfarë bën gabim sot futbollistët e Egnatias dhe Partizanit

vovalbania November 11, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Dwamena dhe Eriksen, çfarë bën gabim sot futbollistët e Egnatias dhe Partizanit

Sulmuesi i Egnatias Raphael Dëamena humbi sot jetën në fushë gjatë ndeshjes me Partizanin. Ai ra në tokë në minutën 24’ për të mos u ngritur më. Dwamena vuante prej kohësh nga zemra dhe kjo e kishte detyruar të hiqte dorë nga ekipe të njohura në Zvicër dhe Premier League për të luajtur në Shqipëri.

Rasti i tij na kujton një ngjarje të njëjtë disa vite më parë gjatë ndeshjes Finlandë-Danimarkë kur Eriksen pësoi atak kardiak dhe u shtri në fushë. Për fat të mirë, ndërhyrja e mjekëve e shpëtoi Eriksenin.

Ajo që u vu re gjatë asaj ndeshje ishte mënyra se si shokët e ekipit e rrethuan Eriksenin teksa ishte i shtrirë dhe gjatë marrjes së ndihmës nga mjekët, gjë që nuk ndodhi sot nga futbollistët e Egnatias dhe Partizanin ndaj të ndjerit Dwamen.

Rrethimi nga shokët e ekipit u bë që kamerat dhe tifozët të mos shihnin atë në gjendje të keqe, ndoshta kështu duhej të veprohej edhe sot me Dwamenan, që të ruhej deri në fund dinjiteti i sulmuesit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48804 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE