Ilir Shaqiri rikrijon çifte të reja në “Dancing With The Stars”! Zbulojini ato…

vovalbania November 11, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ilir Shaqiri rikrijon çifte të reja në “Dancing With The Stars”! Zbulojini ato…

Kjo e premte, nuk kishte asnjë eliminim në “Dancing With The Stars”, por një sfidë që mund të ndryshojë tërësisht rrjedhën e garës. Shpesh herë, kemi dëgjuar nga juria që profesionistët në disa raste janë ndihmesë e madhe për VIP-at në konkurrim, por në raste të tjera janë komentuar që nuk i nxjerrin mjaftueshëm në pah potencialin.

Ndaj sot, në ”sfidën e partnerit”, kryetarit të jurisë, Ilir Shaqirit, iu dha mundësia të zgjedhë çiftet e reja, duke nisur nga më i votuari te më pak i votuari. Sardi dhe Erisa ishin çifti më i votuar i mbrëmjes, pas mbledhjes së pikëve të jurisë dhe publikut. Ndërsa çifti më pak i votuar i mbrëmjes ishte Elvisi.

Më poshtë janë të listuar çiftet dhe zhanri të cilin ata do të kërcejnë:

Sardi Strugaj & Odeta – American Smooth

Eni Shehu & Erisa – Charleston

Fifi & Luixhino – Rumba

Atalanta Kërçyku & Graciano – Samba

Arnita Beqiraj & Dioni – Cha Cha

Juliana Nura & Silvester – Vals

Enxhi Nasufi & Eni – Freestyle

Irgen Çela & Jora – Paso Doble

Ina Kollçaku & Joana – Cha Cha

Elvis Pupa & Eltion – Kontemporane

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48717 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE