Ndarja e Besit dhe Jonidës, skena e shkëputur nga filmi “Në Kuadër të Dashurisë”!

vovalbania November 11, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ndarja e Besit dhe Jonidës, skena e shkëputur nga filmi “Në Kuadër të Dashurisë”!

“Në Kuadër të Dashurisë”, filmi i prodhuar nga Top Media ka udhëtuar këtë muaj në qytete të ndryshme si në Shqipëri, ashtu edhe jashtë territorit, aty ku ndjekësit pritën me brohorima kastin e aktorëve të cilët ishin aty për të takuar fansat e tyre nga afër dhe për të bërë fotografi me ta apo për të dhënë autografe. Filmi vazhdon të shfaqet ende në kinematë Cineplexx dhe Millenium në Tiranë dhe ka një radhë të madhe njerëzish që duan ta shohin. Projekti i suksesshëm me kastin e aktorëve profesionistë, personazheve publike më në zë të momentit dhe një staf i madh që punuan së bashku arritën që të përcjellin tek publiku emocione, humor dhe shumë energji. Por mbi të gjitha, ashtu siç thotë dhe regjisori Koloreto Cukali, njerëzit të dalin nga salla e kinemasë me shumë më shumë se vetëm kaq.

Shqiptarët e Belgjikës dhe Luksemburgut mund të shijojnë filmin dhe të përjetojnë të qeshura pafund që prej 8 Nëntorit, pasi filmi i tyre më i dashur do të shfaqet në kinema Kinopolis në Bruksel, Atnwerp, Ghent dhe Kirchberg – Lux. Nga data 9 Nëntor filmi “Në Kuadër të Dashurisë” do të shfaqet edhe në kinema Cineplexx në Podgoricë. Më tej, po në 9 Nëntor filmin tuaj të preferuar do të mund ta shihni në shumë qytete të Zvicrës dhe Britaninë e Madhe. Po ashtu, kasti i filmit shkon në Zyrih të Zvicrës më datë 13 Nëntor, ku të gjithë do të kenë mundësi të takojnë yjet e filmit nga afër, për të shkëmbyer emocione dhe momente të paharrrueshme.

Për herë të parë, një film shqiptar do të vijë nga 9 Nëntori në rrjetin më të madh të kinemave Odeon në Londër dhe në Birmingham. Nga ana tjetër, nga data 11 Nëntor “Në kuadër të dashurisë” do të ‘udhëtojë’ në Greqi, në kinema Cineplexx në Selanik.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49677 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE