Lokale të kthyera në ambiente ku luheshin lojërat e fatit, katër persona në pranga!

vovalbania November 11, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Lokale të kthyera në ambiente ku luheshin lojërat e fatit, katër persona në pranga!

Katër persona janë vënë në pranga pasi organizonin në lokale lojërat e fatit, në kundërshtim me ligjin.

Policia zbuloi tre lokale ku organizoheshin veprimtaritë e paligjshme me kompjutera dhe telefona. Aty janë sekuestruar 7 celularë dhe 3 kompjuterë.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Fati i lojërave”, u vunë nën hetim në gjendje të lirë edhe dy persona të tjerë, ndërsa ende vijon kërkimi për një të përfshirë.

45-vjeçari me iniciale A. B. dhe 24-vjeçari M. O., të dy banues në Fier, janë tashmë të arrestuar. 45-vjeçari e kishte vënë lokalin e tij, në lagjen “15-tetori”, në dispozicion të organizimit të lojërave të fatit, me kompjuterë dhe me celularë, të cilët përdoreshin nga i riu.

Nga ana tjetër në pranga u vu 46-vjeçari me iniciale F. S., dhe procedimi në gjendje të lirë ka nisur për 64-vjeçarin T. A. dhe 52-vjeçarin Sh. H., të tre banues në Patos. I arrestuari e kishte kthyer lokalin e tij në ambient ku organizoheshin lojërat e fatit. Personat nën hetim u kapën në këtë ambient duke vënë baste sportive, me telefona.

Në lokalin e tretë u arrestua 20-vjeçari K. T., 20 dhe vijon puna për kapjen e 39-vjeçarit K. J. (alias A. M.), pasi u konstatua se ambienti ku zhvilloheshin bastet sportive ishte i tij. I riu i arrestuat ishte thjesht punonjës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49205 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE