“Nuk ishte e natyrshme”, Elsa Lila kujton vrasjen e të ëmës në ’97-ën

vovalbania November 11, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Nuk ishte e natyrshme”, Elsa Lila kujton vrasjen e të ëmës në ’97-ën

Elsa Lila është rikthyer në Shqipëri këtë periudhë për disa projekte muzikore të saj.

Ajo mbajti një solo koncert në Pallatin e Kongreseve të titulluar “Finalmente Elsa”, gjersa pritet që në fund të dhjetorit të paraqitet edhe në Festivalin e RTSh-së.

E teksa po qëndron në Shqipëri, Elsa ka dhënë një intervistë të gjatë edhe për mikun e saj të vjetër, kryeministrin Edi Rama.

Elsa ka folur si rrallë herë edhe për ngjarjen tragjike të së ëmës, e cila iu vra gjatë trazirave të vitit 1997 në Shqipëri.

“Nuk do ndryshoja asnjë pikë e asnjë presje nga çdo gjë që yjësia ka vendosur të eksperimentoja sepse ndryshe unë nuk do isha kjo që jam sot apo ajo që do të jem nesër me të gjitha eksperiencat e tjera që jam e sigurt do më ndodhin, sepse akoma nuk kemi mbaruar, jemi rrugës.

E vetmja gjë që do të ndryshoja ndoshta, e vetmja gjë që yjësia atë momentin e mamasë sime ta kishte eliminuar, ta kisha edhe sot. E vetmja, ajo. Pasi nuk ndodhi në mënyrë të natyrshme, por ndodhi në mënyrë artificiale”, ka thënë Elsa.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49814 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE